Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të mërkurë në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Në pamjet e siguruara nga Telegrafi shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Nuk dihet nëse ka të lënduar apo për shkaqet e aksidentit.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.