Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Shakovicë, raporton Gazeta Enigma.

Si pasoj e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.

Këtë aksident e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Enigma.

“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare,  si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin”, ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Enigma.

Related Articles