Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një i tillë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ajo ka konfirmuar se janë lënduar katër persona ndërsa kanë qenë tri automjete të përfshira në aksident.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.
Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.