Aksident në Suharekë, lëndohet lehtë një femër

Aksident në Suharekë, lëndohet lehtë një femër

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Savrovë të Suharekës, mes një veture dhe kamioni.

Lajmin u konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, i cili tha se një femër ka marrë lëndime të rënda trupore.

Osmanollaj bëri të ditur se ajo është dërguar për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente në QKUK.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një kamioni rreth orës 07:52 të mëngjesit. Përveç dëmeve materiale, ka edhe lëndime të rënda, është një e lënduar, një drejtuese e automjetit e cila për momentin është duke u trajtuar në emergjencë”, ka thënë ai

Related Articles