Dy vëllezër janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të TEG.
Automjeti me drejtues shtetasin F. H., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.