Një 21-vjeçare në Tiranë është lënduar, pas një aksidenti, ku humbi kontrollin edhe doli nga rruga.
Ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa është ngritur një grup hetimor nga policia, njofton tch.
“Më datë 16.04.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasja A. M., 21 vjeçe, duke drejtuar mjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Enigma/