Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zaiti tha se në aksident janë të përfshira dy vetura.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit ” në Vushtrri,, në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit dy (2) person ka pësuar lëndime”, tha ai.