Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.
Ai tha se në aksident ishin të përfshira katër vetura.
“Rreth orës 19:17, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor zona – Vushtrri. Bazuar në informatat e para në aksident janë përfshirë katër vetura si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, tha Zaiti.