Aksident pas mesnatës në Brezovicë, lëndohet një person

Aksident pas mesnatës në Brezovicë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Shtërpcë – Brezovicë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 2:20 të mëngjesit

Të përfshirë në aksident ishin dy vetura.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

“Sot, rreth orës 02:20 të mëngjesit, në rrugën Shtërpcë-Brezovicë ka ndodhë një aksident komunikacioni, ku në të janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në automjete, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Shtërpcë, me autoambulancë është dërguar në drejtim të Graqanicës, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, tha Veseli.

Related Articles