Aksident në Shqipëri: Pesë të lënduar – dy prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në Shqipëri: Pesë të lënduar – dy prej tyre në gjendje të rëndë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë nga një aksident trafiku që ndodhi pasditen e sotme, në Cërrik.

Sipas mediave shqiptare, në këtë aksident u përfshirë dy automjete,

“Në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Dyshohet se shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështira në rrugë të kenë qenë shkaqet kryesore të përplasjes.

Grupi hetimor sipas a2cnn, po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Related Articles