Një aksident trafiku ka ndodhur në Poklek të Drenasit, me ç’rast janë lënduar dy persona, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
Nga Policia e Kosovës, për Gazetën “Enigma” kanë njoftuar se nga aksidenti 4 persona kanë kërkuar tretman mjekësor. “Rreth orës 11:00, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në Rr. Komoran-Drenas, afër Poklekut. Njësiti policor iu ka përgjigjur rastit dhe sipas informacioneve fillestare në aksident janë të përfshira 2 automjete, përderisa 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësiti i hetimeve të trafikut rajonal të Prishtinës është duke trajtuar rastin për të identifikuar shkaktarët që kanë quar deri te aksidenti”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Po ashtu nga PK-ja, kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara janë raportuar 2 aksidente trafiku me fatalitet, ku 3 persona kanë humbur jetën. “Ne kërkojmë nga të gjithëpjesëmarrësit nC trafik në veqanti drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes në mënyrë që të shmangen rastet e tilla tragjike të humbjes se jetëve njerëzore. Në të kundërten, Policia me njësitet e saj do të ndërmerrë masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin dhe procedurat ligjore në trafikun rrugor”, thuhet tutje. /Gazeta Enigma