Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Klinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tutje ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 09:23 policia ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Zajm. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe deri më tani tre persona janë të lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor”, deklaroi Gashi. /Gazeta Enigma/