Një aksident trafiku ka nodhur sot në orët e para të mëngjesit në aksion rrugor Lushje – Fier, ku një person ka mbetur i vdekur.
Makina tip BMW me targa AB 507 DT ka dalë nga rruga pranë Krutjes dhe ka përfunduar në një kanal, duke i marrë jetën drejtuesit.
Mjeti ka përfunduar në një grumbull hekurash dhe zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë iu është dashur mbi një orë për të nxjerrë trupin e viktimës.
Viktima është identifikuar si E.K. 29 vjeç, teksa mjeti rezulton i marrë me qira nga një kompani. Trupi i pajetë aktualisht ndodhet në morgun e spitalit të Lushnjës.