Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Gjilan – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Slivovë.
Në videon e dërguar në redaksinë tonë duket se dy veturat kanë dalur nga rruga, teksa shihet edhe njësiti policor në vendin e ngjarjes.
Gazeta Enigma ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, për më tepër detaje por, që këta të fundit nuk janë përgjigjur akoma.
Nuk dihet se a ka të lënduar.
Video: