Aksident trafiku në Nekoc të Drenasit, humb jetën një person

Aksident trafiku në Nekoc të Drenasit, humb jetën një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Nekoc të Drenasit, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Policisë viktima ka humbur kontrollin nga vetura dhe është vetaksidentuar.

Fsh. Nekoc, Gllogoc 12.08.2025-12:19. Raportohet se drejtuesi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia është vetë aksidentuar dhe si pasojë, ka ndërruar jetë.  Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/

Related Articles