Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

Mbrëmjen e kësaj të hëne një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se nga ky aksident janë lënduar dy persona, të cilës kanë pranuar tretman mjekësot.

“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë”.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tah ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles