Aksident trafiku në Prishtinë: Përfshihet vetura zyrtare e PK-së, pesë policë dërgohen në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë ku sipas burimeve të para, kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej tyre automjet zyrtar i Policisë së Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar pesë policë të cilët janë dërguar për trjatim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, njofton Sinjali.

Related Articles