Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona e shkaktohen dëme të mëdha materiale

Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona e shkaktohen dëme të mëdha materiale

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin, Grazhdanik të Prizrenit.

Për pasojë, dy persona janë lënduar. Aksidenti ka ndodur mes një veture dhe motoçiklete. Janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Me këtë rast policia ka bërë apel për respektim të rregullave në trafik.

“Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Prizren, janë njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur më datë 31.05.2025 rreth orës 18:15 në rrugën “Besim Shala” në fshatin Grazhdanik, Prizren. Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e këtij e aksidetit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri në veturë. Për shkak të natyrës së lëndimeve të rënda, ngasësi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas deklaratës së mjekut kujdestar të emergjencës në Spitalin e Prizrenit, gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka thënë Bytyqi.

Related Articles