Aksident trafiku në Prizren, lëndohen gjashtë persona

Aksident trafiku në Prizren, lëndohen gjashtë persona

Në fshatin Kojushë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku, ku lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona.

Sipas njoftimit aksidenti ka ndodhur me datën 18 shtator, mes dy automjeteve me targa vendore dhe se lëndime kanë pësuar 4 femra dhe dy meshkuj . Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti është inicuar si aksident trafiku.

“Raportohet për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, katër femra dhe dy meshkuj kosovarë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Related Articles