Aksident trafiku në Prugoc të Prishtinës, lëndohen katër persona

Aksident trafiku në Prugoc të Prishtinës, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Prugoc të Prishtinës.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Related Articles