Një aksidenti rëndë komunikacioni ka ndodhur këtë të hënë në Qyshk të Pejës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:15.
Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar disa foto të aksidentit, në të cilën shihet pjesa e mburojës së rrugës e future brenda veturës.
Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet policore të trafikut dhe po merren me rastin.
Pos dëmeve materiale, end nuk ka konfirmim zyrtar për të lënduar.
Gazeta Enigma ka provuar të flasë më policinë për të kuptuar më shumë detaje por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka mundur të marrë përgjigje.