Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në vendin e quajtur “Antena”, në aksin rrugor Qafë Buall-Bulqizë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se kanë humbur jetën dy shtetas, ndërkohë që një tjetër është plagosur rëndë.
Automjeti tip “Nissan” me të cilin lëviznin viktimat dhe i dëmtuari ka dalë nga rruga rreth orës 14:15, duke shkaktuar aksidentin tragjik.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
“Rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena”, në Qafë-Buall Bulqizë, një automjet tip “Nisan”, ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A.Gj”, njofton policia.