Një aksident me fatalitet ka ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë.
Sipas Ora News, dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”, ndërkohë forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse janë aktualisht në vendin e ngjarjes.
I lënduari është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.
Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.