Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Terstenik të Drenasit.
Lajmin për Gazetën Enigmae ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e përplasjes, dy persona që ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri prej tyre, identifikuar si A.M (mashkull), nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF – Drenas,” ka deklaruar Ahmeti.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti. Ndërkohë, shoferi i automjetit është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.