Aksident tragjik në Turqi: Kamioni hyn mes turmës, të paktën 10 persona humbën jetën (FOTO)

Pas tragjedisë në Gazintep ku 16 persona humbën jetën dhe të paktën 22 mbetën të plagosur, një tjetër aksident ka ndodhur në Turqi.

Mediat vendase raportojnë se aksidenti tragjik ndodhi në Mardin ku një kamion është përplasur me turmën e njerëzve në rrugë. Deri tani flitet për të paktën 10 viktima dhe 29 të plagosur, mes tyre 8 në gjendje të rëndë.

Ky është aksidenti i dytë në Turqi brenda disa orësh. Më herët ne Gazintep një autobus mori përpara 3 automjete, mes tyre zjarrfikësen dhe ambulancën, duke lënë të vdekur 163 persona dhe 22 të plagosur.

Related Articles