Donika Nikollbibaj student në Itali ka vdekur në një aksident trafiku, shkruan Gazeta Enigma.
Donika e kishte marrë rrugën për Kosovë, por ishte aksidentuar rrugës për aeroport, aksident i cili doli të ishte me fatalitet.
Lajmi është bërë i ditur nga daja i të ndjerës, Kolë Krasniqi.
Ai ka treguar gjithë ngjarjen tragjike.
Shkrimi i plotë i tij;
Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin!
Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy!
Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës!
Ngushëllime Familjes Nikollbibaj!
Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!