Aksident zinxhiror në Filipine, vdesin dhjetë persona, mbi 30 lëndohen

Aksident zinxhiror në Filipine, vdesin dhjetë persona, mbi 30 lëndohen

Dhjetë persona kanë vdekur dhe mbi 30 të tjerë u lënduan në një aksident rrugor në Filipine, tha të enjten Kryqi i Kuq i Filipineve.

Përplasja ndodhi pak pas mesditës në autostradën Subic-Clark-Tarlac në veri të kryeqytetit Manila dhe përfshiu pesë automjete, duke përfshirë një kamion dhe një autobus pasagjerësh, tha Kryqi i Kuq në një postim në Facebook.

Shoferi i autobusit, në pronësi të Solid North Bus Transit Inc, pretendoi se e kishte zënë gjumi në timon, duke shkaktuar kështu aksidentin, raportoi GMA News, duke cituar informacionin e dhënë nga shefi i zyrës së policisë provinciale Tarlac.

Related Articles