Aksidentet e shumta në Kosovë përveç se po marrin jetëra njerëzish, po shkaktojnë lëndime dhe dëme materiale.
Anadaj, si rrjedhojë është shtuar edhe një fluks i madh i qytetarëve për të kerkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë tri ditëve të fundit.
Në njoftimin e ShSKUK-së, 58 persona kanë kërkuar ndihmë mjeksorë gjatë tri ditëve të fundit si pasojë e aksidenteve rrugore.
“Përveç tyre, tretman mjekësor aty morën edhe 719 pacientë tjerë, për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore.
Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), u trajtuan 175 pacientë, ndërsa kishte 129 raste kirurgjike dhe 213 raste internistike”, thuhet tutje në njoftimin e SHKUK-së.