Aksidenti ajror në Amerikë, raportohet për 19 viktima

Aksidenti ajror në Amerikë, raportohet për 19 viktima

Një fluturim i American Airlines, i drejtuar nga PSA është përplasur më një helikopter ushtarak, teksa po i afrohej aeroportit kombëtar të Washingtonit.

Siç raportojnë mediat atje, trupat të pajetë janë nxjerrë nga vendi ku aeroplani kishte rënë.

NBC Washington, duke cituar dy burime të afërta me përpjekjet e rikuperimit, raporton se “ekuipazhet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë trupat e njerëzve që vdiqën në përplasje”, me BBC që jep numrin e trupave të gjetur në 19, transmeton Gazeta Enigma.

Avioni mbante 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, ndërsa helikopteri ushtarak Black Hawk kishte tre persona në bord.

Avioni ishte nisur nga Wichita, Kansas. /Gazeta Enigma

Related Articles