Aksidenti i rëndë në Grabanicë të Klinës, Policia jep detaje

Aksidenti i rëndë në Grabanicë të Klinës, Policia jep detaje

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident në fshatin Grabanicë në komunën e Klinës.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit ështe fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Ndërsa ka bërë të ditur se fëmiu i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK.

“Policia është njoftuar për një vet aksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit ështe fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë, gjersa fëmiu i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK. Rasti është duke u hetuar” ka thënë Gashi.

Related Articles