Aksidenti me autobus ku mbeti një i vdekur, Trafiku Urban: Jemi thellësisht të tronditur

Aksidenti me autobus ku mbeti një i vdekur, Trafiku Urban: Jemi thellësisht të tronditur

Trafiku Urban në Prishtinë ka reaguar pas aksidentit të djeshëm të një nga autobusëve të tyre me një veturë, nga ku një person vdiq e 14 të tjerë u lënduar, shkruan Gazeta Enigma.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmë në Keqekollë, ku nga aksidenti mes një veture dhe autobusi të Trafikut Urban, humbi jetën shoferi i veturës, dhe u lënduan 14 udhëtarë”, thuhet në komunakatë.

Sipas Trafikut Urban, gjendja e të lënduarve është stabile dhe mbrëmë të njëjtit janë liruar nga QKUK-ja.

“Ndërmarrja shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës për humbjen e më të dashurit të tyre dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit”, është thënë tutje në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles