Aksidenti me traktor në Shqipëri, dëshmitarët: Djali hyri në ujë t’i shpëtonte, i kishte zënë poshtë gomave

Aksidenti me traktor në Shqipëri, dëshmitarët: Djali hyri në ujë t’i shpëtonte, i kishte zënë poshtë gomave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Kurbin, ku kanë humbur jetën dy persona. Viktima mbetën një 60-vjeçar (drejtues i zetorit) dhe një 21-vjeçar (pasagjer, punëtor).

ABC News ka siguruar dëshminë banorit, fqinj me viktimën, djali i të cilit ka qenë personi i parë që ka gjetur viktimat.

Sapo morëm vesh që ka rënë zetori dolën. Djali im që ka ardhur nga Belgjika u fut deri në mes në ujë, preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Traktori ishte përmbys. Ata kishte zënë përmbys. Ata kishin dalë nga shtëpia për të punuar në tokat. Merrej me bujqësi ndërsa çuni ishte punëtor. Nuk janë nga zona këtu, por nga Mirdita. Vetëm nëse u ka rënë ndonjë infarkt dhe ka shkuar traktorin në gjendje të lirë. Ky nuk ka pirë kurrë alkool në jetën e vetë”, tha Maliq Turku, banor i zonës. 

Related Articles