Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Njëherit nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë, katër prej të cilëve zyrtarë policorë.
Lidhur me gjendjen e tre të lënduarve, detaje ka dhënë drejtori i Qendren Emergjente Naser Syla.
Syla se gjendja e tyre është stabile.
“Tre policë i kanë sjellur tek ne. Janë trajtuar në Qendren Emergjente dhe janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre ka qenë stabile”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma