Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Rrogozhinë – Elbasan pranë zonës së quajtur Bishti i Zhurit”.
Një makinë tip Benz Mercedes me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.
Fillimisht u raportua për dy viktima nga aksidenti, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe të policisë, bëhet fjalë për katër viktima.
Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin.
Kërkohet ndërhyrje me e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një familje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet për shpejtësi jashtë normave të lejuara.
Nuk dihet ende identiteti i tyre mirëpo policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë rrethimin e zonës dhe nisjen e hetimit.