Aksident në Vlorë – vdes një 17 vjeçar

Aksident në Vlorë – vdes një 17 vjeçar

Një 17-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në Vlorë.

Raportohet se i riu ishte me motor dhe është përplasur nga një veturë.

Siç Euronews.al, viktima është identifikuar si L. Sh.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje , përplasja ka qenë fatale dhe e mituri ka ndërruar jetë menjëherë.

Familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit. Ata shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të ndjerit po mbahet për autopsi.

Related Articles