Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit mes trenit dhe një veture pranë Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Mirsim Beqiri nga KHAIA-ja, i cili tha se ekipi kujdestar ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
“Sot rreth orës 16:10, në hyrje të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident hekurudhor, ku një pjesëtar i FSK-së ka mbetur i lënduar. Ekipi kujdestar i KHAIA-së ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer ekzaminimet e nevojshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, ka shkruar ai.
