Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku një motoçiklist ka pësuar lëndime.
Rastin e ka konfirumar për Gazetën Enigma, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjet dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti./GazetaEnigma/