Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe shtetit të Indisë pas aksidentit tragjik të trenave në Odisha.
Osmani tha se Kosova qëndron në solidaritet me presidenten e Indisë, Droupadi Murmu dhe të gjithë të prekurit nga ky aksident.
“Ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit”, shkroi Osmani.
Kujtojmë se deri më tani pas një aksidenti mes tre trenave në Odisha kanë mbetur të vdekur së paku 260 njerëz dhe janë lënduar më shumë se 1 mijë njerëz.