Kryeministri maqedon, Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime për personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në autostradën “Struma” në Bullgari, në të cilin sipas informacioneve të para, jetën e kanë humbur 45 persona.
Në një deklaratë për BNT, Zaev tha se për aksidentin ka qenë i informuar nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe nga kryeministri Stefan Janev.
Zaev ka thënë se menjëherë është nisur për në Bullgari dhe se atje janë edhe ekipe të Maqedonisë së Veriut.
Bëhet fjalë për aksident të një autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut. Për momentin 46 pacientë e kanë humbur jetën, ndërsa të mbijetuarit janë dërguar në spitalin në Pernik./Gazeta Enigma/