Aksidenti tragjik, Qeveria maqedonase shpalli tre ditë zie

Aksidenti tragjik, Qeveria maqedonase shpalli tre ditë zie

Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të shpallet tri ditë zie për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.

Flamujt shtetërorë para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.

46 persona kanë humbur jetën në aksidentin me autobus në Bullgari që ndodhi në orët e hershme të së martës.

Viktimat, ishin pothuajse të gjithë shqiptarë.

Sipas të dhënave të mediave maqedonase e bullgare, autobusi së pari u përplas në rrethojat anësore prej metali të rrugës e më pas është përfshirë nga zjarri.

Ky aksident vjen pak muaj pas atij në Kroaci.

Në Sllavonski Brod të këtij shteti, dhjetë veta patën gjetë vdekjen dhe mbi 30 të tjerë u lënduan në një aksident trafiku po ashtu me autobus, veçse nga Kosova. /Gazeta Enigma.

Related Articles