Aksidentohen vetura dhe minibusi, 10 të lënduarnë autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksidentohen vetura dhe minibusi, 10 të lënduarnë autostradën “Ibrahim Rugova”

10 persona sipas informacioneve fillestare dyshohet se kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, në Prizren – veri.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Hoxha tha se se në aksident janë përfshirë një veture me targa vendore dhe një minibus me targa te huaja.

“Është njoftuar prokurori përderisa njësitet kompetente policore janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit. Edhe një herë apelojmë tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë më të shtuar gjatë vozitjes për të shmangur aksidentet në trafik”, tha Hoxha.

Related Articles