Aksidentohet gazetari Adriatik Kelmendi, nuk raportohet për lëndime

Aksidentohet gazetari Adriatik Kelmendi, nuk raportohet për lëndime

Gazetari, Adriatik Kelmendi, është aksidentuar nga një veturë në lëvizje, sot rreth orës 10:00 në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Enigma se sot ka ndodhur një aksident në mes të një veturë dhe një motoçiklete.

Sipas saj, në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 10:00 në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë veturë dhe një motoçikletë. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Enigma/

Related Articles