Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tregoi se tre persona kanë mbetur të lënduar.
“Rreth orës 19:05 policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, fshatin Gllaviqicë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lëndimet nuk janë serioze”, ka thënë Gashi.