Aksidentohet me motoçikletë një person në Prizren

Aksidentohet me motoçikletë një person në Prizren

Është aksidentuar me motoçikletë një person në Prizren, ku policia ka bërë të ditur se duke mos e përshtatur shpejtësinë, e ka goditur një automjet, duke kaluar jashtë rrugës dhe duke goditur një shtyllë të hekurt elektrike.

Policia ka njoftuar se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK

“I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, duke mos e përshtatur shpejtësinë, e godet një automjet pastaj kalon jashtë rrugës dhe godet një shtyllë të hekurt elektrike. I njëjti pëson lëndime të rënda trupore dhe dërgohet  për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Related Articles