Aksidentohet një veturë e KFOR-it në Koshtovë të Mitrovicës

Aksidentohet një veturë e KFOR-it në Koshtovë të Mitrovicës

Një veturë e KFOR-it është aksidentuar me një veturë me targa të Malit të Zi, në Koshtovë të Mitrovicës, këtë të mërkurë.

Këtë për Gazetën “Enigma” e konfirmoi zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Fexhirije Pllana.

Ajo njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, dhe se është me dëme materiale.

Ndryshe, vlen të theksohet se në disa portale raportohet se janë ndaluar nga KFOR-i disa kamionë të Serbisë në Mitrovicë, por Pllana tha për Gazetën se kjo nuk qëndron.

“Kjo informatë nuk qëndron, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për shkak të aksidentit, jo për diçka tjetër”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles