Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Padova të Italisë.
Mediat italiane bëjnë me dije se shtetasi shqiptar humbi jetën pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me një makinë, shkruan Euronews.al.
Nga hetimet e para të kryera nga oficerët e policisë lokale të Padovës, rezulton se i riu humbi kontrollin e mjetit të tij, duke u përplasur me automjerin tjetër i cili po drejtohet nga një 57-vjeçar.