Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në fshatin Mazgit.
Në aksident ishin të përfshira një veturë e policisë, dhe kamion dhe një furgon (kombi).
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se të lënduarit u dërguan për trajtim mjekësor.
“Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore për menaxhim trafiku në autostradë, ekipe tjera dhe autoambulanca. Prokurori dhe autoritetet tjera janë njoftuar për rastin dhe pas kryerjes së proceduarve të vendshiqimit rruga është liruar pas ndërprerjes së përkohshme të qarkullimit të trafikut”, tha Hoxha.