Në vazhdën e aksioneve të Drejtorisë për Hetimin Kundër Narkotikëve, është kryer sot një aksion tjetër në kryeqytet, që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për shitje të drogës dhe sekuestrimin e një sasie të narkotikëve.
Aksioni i koduar si ‘Tregu’ u zhvillua sot, ku u kap në flagrancë i dyshuari, teksa u kryen edhe bastisje në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Policia njoftoi se droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Antidroga e Policisë së Kosovës – Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve pas pranimit të informacioneve inteligjente dhe verifikimit të tyre se një person i dyshuar është duke u marr me shitje të substancave narkotike, me datë 07.11.2024 ora 13:30, ka përgatitur dhe realizuar planin taktik “TREGU” me ç ‘rast ka ndaluar personin e dyshuar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij.
Operacioni i bastisjes është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku është bërë edhe kontrollimi i veturës, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse te të dyshuarit.
Gjate kontrollimit/bastisjes në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si ne vijim: 166.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, Qese te plastikes (që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike) dhe një telefon mobil
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.” – njoftoi Policia.