Policia në Ferizaj, gjatë ditës së premte ka arrestuar gjashtë persona për vepra të ndryshme penale, të kërkuar nga Gjykata.
Arrestimet e të dyshuarve u bën nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, ku të gjashtë rastet kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale
Personat e arrestuar dhe veprat për të cilat akuzohen të njëjtit, janë:
I.I. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” me dënim burgimi prej 150 ditësh;
D.S. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 50 ditësh;
M.K. (47 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur” me dënim burgimi prej 40 ditësh;
B.B. (37 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Sulmi” me dënim burgimi prej 36 ditësh;
J.A. (22 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Dhuna në familje” me dënim burgimi prej 25 ditësh;
N.B. (41 vjeç) – i kërkuar për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej 17 ditësh.
Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit sipas procedurave ligjore.
