Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë
Arrestimi ka ndodhur dje nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë.
Rasti ka ndodhë dje në një lokal në Lipjan, ku janë vjedhur :
-2 televizorë
-16 monitor, 2frigoriferë
-1 kondicioner etj.
Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, është finalizuar pak orë pasi është raportuar rasti, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë tre personat e dyshuar:
– B.B . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– B. K . mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– G. B. mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë i përfshirë në rast.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.